Bota

Liderët, apel për të luftuar pabarazitë: Duhen ndryshime radikale

19 Mars 2021, 14:49 Nga DOSJA
Liderët, apel për të luftuar pabarazitë: Duhen ndryshime

BOTË- Covid-19 i ka treguar botës prova të pamohueshme të pabarazive me të cilat po përballen njerëzit.

Nëse udhëheqësit e qeverisë dhe biznesit nuk bëjnë ndryshime rrënjësore, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Pandemia, e cila ka vrarë 2.7 milion njerëz në të gjithë botën, përfshirë më shumë se gjysmë milioni në SHBA, ka dëmtuar ekonomitë, ka mbyllur kufijtë,  ka rritur numrin e të papunëve dhe ka lënë shumë fëmijë të pa shkolluar në të gjithë botën.

Ndërsa vendet e pasura po përshpejtojnë fushatën e  vaksinimit për të rihapur ekonomitë e tyre, vendet më të prekura nga Covid po lihen në mëshirë të fatit, tha Mbretëresha e Jordanisë Rania.

“Unë mendoj se ka ardhur momenti për ndryshim rrënjësor,” tha Mbretëresha Rania gjatë një diskutimi mbi hendekun e pasurisë këtë javë, duke theksuar se varfëria ekstreme është në rritje për herë të parë në dy dekada. “Është  e qartë se sistemi nuk po funksionon.”

Në një studim të botuar të enjten, studiuesit të qendrësë Kërkimore Pew zbuluan se numri i klasës së mesme, atyre që fitojnë  10 –  50 dollarë në ditë, ra në 90 milion njerëz nga pothuajse 2.5 miliardë vitin e kaluar për shkak të Covid-19.

Kjo çoi në rritjen e varfërisë, ose atyre që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, me 131 milion, sipas Pew.

Politika qeveritare, nga paga minimale te kujdesi familjar, duhet të jetë fokusi kryesor për shumë grupe të nën-përfaqësuara në mënyrë që të gjithë të rikuperohen njësoj nga pandemia, tha Rouse.

Nacionalizmi i vaksinave është duke komplikuar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të  Covid-19 dhe mund të dëmtojë përpjekjet për të shpërndare 2 miliardë doza në vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme deri në fund të vitit, tha Adar Poonawalla, kreu i prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, Instituti i Serumit i Indisë.

Mosbesimi ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor nga njerëzit me ngjyrë mbetet një faktor kyç.

Facebook Inc., Procter & Gamble Co, Hewlett Packard Enterprises Co. dhe Visa Inc. ishin ndër kompanitë që kanë bërë vazhdimisht thirrje për  angazhimin e tyre  për të bërë ndryshime të tilla si  promovimi i punëtorëve më të nën-përfaqësuar dhe punësimi i drejtuesve të rinj të diversitetit.

Kompanitë amerikane duhet të punojnë së bashku për të vendosur objektiva për përmirësimin e diversitetit në radhët e tyre, veçanërisht në nivelet më të larta, tha Chenault, i cili gjithashtu është një bashkëthemelues i OneTen, një koalicion i kompanive që punojnë për të krijuar 1 milion vende të klasës së mesme për amerikanët me ngjyrë brenda 10 viteve.

“Shumë kompani e kanë provuar këtë vetë, disa kanë qenë të suksesshme,” tha Chenault, kryetari i General Catalyst, David Westin në ditën e mbylljes së samitit.

“Por e vërteta është, kompanitë e mëdha nuk kanë bërë mjaftueshëm për diversitetin.

Marre nga:  Al Jazeera

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne bote covid-19 ne bote

Sondazh

Poll