Aktualitet

Kërcënoi një vajzë të mitur me mesazhe, arrestohet 19-vjeçari në Berat

11 Maj 2019, 13:01 Nga DOSJA
Kërcënoi një vajzë të mitur me mesazhe, arrestohet

BERAT- Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kërcënuar me mesazhe një vajzë të mitur.

Burime nga policia i thanë Dosja.al se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Leridion Daja, banues në Berat.

19-vjeçari prej disa ditësh përndiqte dhe kërcënonte të miturën.

Mësohet se ka qenë vajza ajo që ka bërë denoncimin në polici, pasi Leridion Daja e ka përndjekur dhe ofenduar. Pas kësaj autoritetet kanë vënë në pranga 19-vjeçarin mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Përndjekje”.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë i raportur brenda diëts së sotme, ku në Kamëz një 25-vjeçar ra në prngat e policisë, pasi akuzohet se 2 ditë më parë, ai ka marrë në makinë një vajzë të mitur, në Kodër-Kamëz dhe më pas e ka çuar në hotel dhe akuzohet se kryer veprime të turpshme me të. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 19-vjeçari kërcënon të miturën arrestohet 19-vjeçari berat 19-vjeçari kërcënon të miturën arrestohet 19-vjeçari berat

Sondazh

Poll