Aktualitet

10 maji ditë zie/  “Aulona Folk” thyen rregullin, këngë e vallë në mes të Vlorës

11 Maj 2019, 12:24 Nga DOSJA
10 maji ditë zie/  “Aulona Folk” thyen rregullin,

VLORË- Dita e djeshme, 10-maji u shpall ditë zie kombëtare, në nder të nëntetares Zerife Hasanaj, e cila u vra gjatë një misioni në Letoni.

Në respekt të kësaj, dite dje të gjitha institucionet kanë anuluar çdo aktivitet që ka qenë i parashikuar, dhe kanë ulur flamurin kombëtar në gjysëm shtizë. Por, sic duket bashkia Vlorë, e paska harruar zakonin se të rënët në krye të detyrës, respektohen ashtu siç u ka hije. Kështu ansambli kulturor “Aulona Folk Festival”, mes valleve e këngëve ka startuar në qytetin e Vlorës, duke thyer rregullin.

Ushtarakja Zarife Hasanaj humbi jetën 4 ditë më parë në bazën ushtarake të NATO në kamp Adazi në Letoni. Ajo ishte duke u trajnuar bashkë me dy efektivë të tjerë shqiptarë, ku Julian Kapaj, mbeti i plagosur dhe pritet të rikthehet në Shqipëri. Ndërsa major Klodian Tanushi, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitali në Letoni, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve që pësoi nga shpërthimi i minës në dorë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dite zie per zarife hasanaj folk festival vlore dite zie per zarife hasanaj folk festival vlore

Sondazh

Poll