Aktualitet

“Bistrica 2019”, arrestohet 37-vjeçari nga Patosi, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal

11 Maj 2019, 10:26 Nga DOSJA
“Bistrica 2019”, arrestohet 37-vjeçari nga Patosi, dyshohet

TIRANË- Dy ditë pas finalizimit të operacionit “Bistrica 2019”, policia e Shtetit njofton se është arrestuar një 37-vjeçar nga Patosi, i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike. Në total, mësohet se në këtë operacion janë sekuestruar 143 kilogramë kanabis, 4 automjete, 3 armë zjarri, celularë si dhe janë arrestuar në total 13 persona.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”.

Shkon në 13 numri i të arrestuarve gjatë këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Dy ditë më parë Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”.

Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Më herët në datë 05.04.2019, në funksion të këtij procedimi penal në Kapshticë, u arrestua edhe një pjesëtar tjetër i këtij grupi kriminal, ku u sekuestrua rreth 68 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bistrica trafik droge operacioni bistrica trafik droge

Sondazh

Poll