Aktualitet

Fiton azilin në Holandë ish-oficeri i anti-drogës së Fierit, Antonio Nazeraj

11 Maj 2019, 11:44 Nga DOSJA
Fiton azilin në Holandë ish-oficeri i anti-drogës së Fierit,

HOLANDE– Ka fituar azilin në Holandë, ish-oficeri i Anti-drogës në Fier, Antonio Nazeraj. Nazeraj ka fituar azilin bashkë me familjen e tij.

Ai ka qenë për tetë vite oficer antidroge në qytetin e Fierit, derisa u largua jashtë vendit.

Pas largimit ai denoncoi se ishte kërcënuar nga vëllezërit Habilaj, të cilët sipas tij kishin ndikim në trafikun e drogës.

Në gusht të 2018, ai tha për mediat holandeze se kishte frikë nga ekstradimi për në Shqipëri.

“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, u shpreh Nazeraj.

Ish-oficeri Antonio Nazeraj bashkë me ish-shefin e tij, Dritan Zagani, denoncuan trafikun e drogës që sipas tyre, kushërinjtë e ish-ministrit Saimir Tahiri bënin drejt Italisë.

Ish-polici ishte dëshmitar kyç për një rast ku flitej për trafik droge dhe korrupsion. Një makinë, një mbrëmje të ftohtë marsi do t’i ndryshonte krejtësisht papritur jetën ish-oficerit të policisë, ku ai denoncoi disa vite më parë, se u kërcënua nga Habilajt.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antonio nazeraj azil ne holande antonio nazeraj azil ne holande

Sondazh

Poll