Aktualitet

Vdekja e major Tanushit, Rama: Flamuri kombëtar në zi, shembull i sakrificës

11 Maj 2019, 10:29 Nga DOSJA
Vdekja e major Tanushit, Rama: Flamuri kombëtar në zi, shembull i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ushtarakut të dytë shqiptar në Letoni, Klodian Tanushi. Në një reagim në Twitter, shefi i qeverisë thotë se kjo është një ditë kur flamuri kombëtar është në zi. Rama shkruan se ai është një “Dëshmor i Atdheut”, dhe shembull i sakrificës.

“Flamuri kombëtar në zi??Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura?”-shkruan Rama.

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë pas katër ditësh majori i plagosur në Letoni, Klodian Tanushi. Që prej mbrëmjes së djeshme familja ka hapur dyert e mortit dhe pranë familjarëve janë pjestarë të Forcave të Armatosura dhe të Gardës. Tanushi u plagos në një trajnim në kampin Adazi në Letoni, ku humbi jetën ushtarakja “Dëshmore e Atdheut”, Zarife Hasanaj.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vdekja e major klodian tanushit edi rama vdekja e major klodian tanushit

Sondazh

Poll