Aktualitet

Mori të miturën dhe e çoi në hotel, flet 25-vjeçari: Më pëlqente si fizik, erdhi me dëshirën e saj

11 Maj 2019, 10:47 Nga DOSJA
Mori të miturën dhe e çoi në hotel, flet

TIRANË- Një 25-vjeçar, Islam Xhaferi është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur. 2 ditë më parë, ai ka marrë në makinë një vajzë të mitur, në Kodër-Kamëz dhe më pas e ka çuar në hotel dhe akuzohet se kryer veprime të turpshme me të.

Për këtë akuzë të rëndë 25-vjeçari është shprehur se nuk ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ai sqaron se vajza i pëlqente si fizik dhe se ajo shkoi me dëshirën e saj me të.

“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makinë. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”, është shprehur.

Disa ditë më parë, Dosja.al publikoi rastet e shantazhit dhe abuzimit seksual në qytetin e Peshkopisë, aty ku situata është kthyer në alarmante.

(F.g/j.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu islam xhaferi arrestohet i riu islam xhaferi

Sondazh

Poll