Aktualitet

Ndërron jetë majori/ NATO mesazh ngushëllimi: Humbëm një vëlla. Jeta e tij do të kujtohet

11 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
Ndërron jetë majori/ NATO mesazh ngushëllimi: Humbëm

LETONI- Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila është më mision në Letoni, ka përcjellë mesazh ngushëllimi për vdekjen e major Klodian Tanushit mbrëmjen e djeshme në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetojë palgëve të marra. Në mesazhin thuhet

Është dhimbje e madhe që sot ka nderruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”- thuhet ”– thuhet në mesazh.

Tanushi u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet letoni nato vdekja e major klodian tanushit letoni nato vdekja e major klodian tanushit

Sondazh

Poll