Bota

Biden mban premtimin! SHBA i shpërndan vaksina Kanadasë dhe Meksikës

19 Mars 2021, 08:27 Nga DOSJA
Biden mban premtimin! SHBA i shpërndan vaksina Kanadasë dhe

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë 4 milionë vaksina AstraZeneca për Kanadanë dhe Meksikën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Kanadaja dhe Meksika e kanë miratuar AstraZenecën, por SHBA-ja jo, edhe pse ka rezerva të kësaj vaksine.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se 2.5 milionë vaksina do të shkojnë në Meksikë dhe 1.5 milion në Kanada.

SHBA-ja ka 7 milionë doza të AstraZenecës.

“Nëse kemi teprica, ne do t’i ndajmë ato me pjesën tjetër të botës”, ka thënë javën e kaluar presidenti amerikan, Joe Biden.

Në bazë të marrëveshjes, Kanadaja dhe Meksika duhet t’ia kthejnë SHBA-së çdo dozë që u tepron. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 12% e amerikanëve tashmë janë vaksinuar.

Vaksinat e miratuara në SHBA, janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden shba shperndan vaksina joe biden shba shperndan vaksina

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 08:15

KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryem...

Bota 19 Mars 2021, 07:31

Grindje publike midis SHBA-së dhe Kinës

SHBA- Diplomatët amerikanë dhe kinezë u përplasën rëndë me njëri-tjetrin në bisedimet e para të nivelit të lartë, prejse presidenti amerikan, Joe Biden, ka marr...