Aktualitet

Fundjava me mot të paqëndrueshëm! Reshje shiu dhe bore, zonat që preken

19 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA
Fundjava me mot të paqëndrueshëm! Reshje shiu dhe bore, zonat

TIRANË– Metereologia Adiola Bami ka parashikuar se fundjava do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

Drejtuesja e Departamentit të  Klimës pranë MeteoAlb, është shprehur për Abcnews se do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në mëngjes.

Fundjava  do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe me vranësira të dendura. Gjithashtu në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit do të kemi dhe reshje bore. Sa i përket temperaturave mëngjesi i sotëm është -3 gradë në zonat malore, ndërsa në mesditë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë.

Ndërkohë vlerat minimale do të jenë -1 deri në 0 gradë ndërsa maksimumi deri në 13 gradë. Moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent dhe në fillim të javës tjetër”, ka thënë Bani.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit per fundjaven parashikimi i motit per fundjaven

Sondazh

Poll