Aktualitet

Krimi në familje në Fier! Përcillet për në banesën e fundit çifti Irvana Hykaj dhe Demokrat Medinaj, babai i 28-vjeçares

19 Mars 2021, 08:32 Nga DOSJA
Krimi në familje në Fier! Përcillet për në banesën

FIER– Sot përcillet për në banesë të fundit, trupi i Irvana Hykës, 28-vjeçares, dhe bashkëshortit të saj Demokrat Medinaj. Demokrati qëlloi 31 herë më thikë bashkëshorten e tij, për arsye ende të paditura. Pas krimit, ai u largua nga banesa për të shkuar pas saj, në vendgrumbullimin e plehrave, aty ku dhe i dha fund jetës së tij. Dyshohet se 31-vjeçari mund të jetë vetëhelmuar.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e familjes Medinaj në lagjen “Sheq i Madh” në Fier pasditen e së mërkurës, kur në banesë ndodheshin edhe pjestarë të tjerë të familjes dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

I ati i Irvanës, e cila ishte dhe gjashtë javëshe shtatzënë u shpreh se lajmin e vrasjes e mësuan më vonë, pasi fillimisht ia raportuan si vdekje aksidentale. I pikëlluar ai ështës shprehur se vajza e tij ndërroi jetë në lule në rinisë.

“Irvana ishte shumë e ndrojtur dhe asnjëherë nuk na ka folur për konflikte. Ata u martuan para 9 vjetësh me lajmësi dhe jetonin mirë. Lajmin për vdekjen e saj në fillim na e dhanë duke na folur për vdekje aksidentale, por pastaj mësuam rrethanat e vërteta të ngjarjes. Dhëndri sillej mirë me ne dhe me vajzën. Policia ta zbardhë arsyen, sepse edhe ne jemi të pikëlluar që nuk dimë si na iku kështu vajza në lule të rinisë”.

Motivet e krimit të rëndë ende nuk dihen, ndërsa familjarë të 28-vjeçares një ditë më parë u shprehën se çifti nuk kishte probleme dhe se autori i ngjarjes ishte i shëndetshëm mendërisht.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet demokrat medinaj irvana hyka demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll