Bota

19 Mars 2021, 08:15 Nga DOSJA

KOSOVË– Postimi provokues i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën ka ngjallur reagime të forta nga politika shqiptare. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se me këtë postim, tregohet qëndrimi i Serbisë, pavarësisht se para ndërkombëtarëve është zotuar për dialog.

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir e ka konsideruar postimin e bërë si tejet provokues duke kërkuar një reagim të ashpër nga Amerika dhe Bashkimi Europian. Ish-kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj nga ana tjetër, e ka cilësuar postimin si të papranueshëm duke e akuzuar Vuçiçin se po nxiste gjuhë urrejtje ndaj Kosovës. Gjithashtu ka reaguar edhe ish-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri. Kjo e fundit me ironi shkruan se Serbisë i mungojnë bombardimet e NATO-s.

Reagimet e ashpra nuk kanë munguar as nga Shqipëria. Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar i parë, për t’u ndjekur nga ish-kryediplomati Ditmir Bushati. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka quajtur postimin provokues dhe i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për ta dënuar.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, që u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të pranojnë faktin dhe të heqin dorë nga nacionalizimi për të mirën e dy vendeve. Ndërsa një fushatë masive ka nisur në rrjet për të raportuar profilin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, ka reaguar dhe Bashkimi Evropian, të cilët iu kanë bërë thirrje të dyja palëve mos të kryejnë veprime provokuese. 

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga postimi ende nuk ka një reagim nga fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti dhe as nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Deri më tani të dy kanë zgjedhur të heshtin lidhur me postimin e bërë.

Por çfarë ka ndodhur? Pse “zien” rrjeti?

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(k.m/I.A.k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic alon ben-meir enver hoxhaj vuçiç provokon kosoven aleksander vucic alon ben-meir enver hoxhaj vuçiç provokon kosoven

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 07:31

Grindje publike midis SHBA-së dhe Kinës

SHBA- Diplomatët amerikanë dhe kinezë u përplasën rëndë me njëri-tjetrin në bisedimet e para të nivelit të lartë, prejse presidenti amerikan, Joe Biden, ka marr...