Aktualitet

U kapën me 1870 fara kanabisi në banesë, në pranga 2 të rinj në Vlorë

19 Mars 2021, 07:43 Nga DOSJA
U kapën me 1870 fara kanabisi në banesë, në pranga 2 të

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë E. B, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi A. M. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1870 fara të bimës cannabis sativa dhe 2 aparate celular.

NJOFTIMI:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, banues në Vlorë.Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. B, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi shtetasit A. M.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1870 fara të bimës cannabis sativa dhe 2 aparate celular.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne vlore arrestohen dy persona ne vlore

Sondazh

Poll