Bota

Përfundon takimi i Kurtit dhe Osmanit me kreun e LDK-së, Abdixhiku: Pres të takohem veçmas me kandidaten për presidente

19 Mars 2021, 07:49 Nga DOSJA
Përfundon takimi i Kurtit dhe Osmanit me kreun e LDK-së, Abdixhiku:

KOSOVË- Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e sotme, një takim me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adbixhiku.

Pas takimit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adbizhiku, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë të ditur se takimi është mbyllur me suksese dhe se pret që të takohet me kandidaten për presidente javën e ardhshme. Po ashtu, ai është shprehur se LDK-ja është e gatshme për bashkëpunim në krijimin e institucioneve dhe se çdo vendim do merret në mënyrë të përbashkët.

Ndërkohë, LVV-ja në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se kanë mbaruar takimet me partitë dhe se mendojnë që procesi i krijimit të institucioneve do të mbyllet me sukses.

Gjatë kësaj javë, kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë zhvilluar takime dhe me kryetarin e AAK-ja dhe PDK-ja, për të diskutuar në lidhje me krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit. Pas takimit, përfaqësues nga AAK-ja dhe PDK-ja kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro Vjosa Osmanit për postin e Presidentes.

(I.A.k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lumir adbixhiku vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti lumir adbixhiku vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 07:31

Grindje publike midis SHBA-së dhe Kinës

SHBA- Diplomatët amerikanë dhe kinezë u përplasën rëndë me njëri-tjetrin në bisedimet e para të nivelit të lartë, prejse presidenti amerikan, Joe Biden, ka marr...