Politike

Shkullaku kthehet pas në kohë: Tritan Shehu imitonte Berishën, e tallnin, tani në PS të gjithë bëjnë si Rama

18 Mars 2021, 22:28 Nga DOSJA
Shkullaku kthehet pas në kohë: Tritan Shehu imitonte Berishën, e

TIRANË- Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se në Partinë Socialiste shumica e eksponentëve të saj, imitojnë kryetarin në sjellje dhe në të folur.

Sipas Shkullakut, kjo është dhe arsyeja që pjesën më të madhe të tyre ai i vendosi në fund të listave, pasi ata nuk sjellin asnjë ndryshim për partinë.

“PD ka patur një personazh që është akoma në politikë, Tritan Shehun. Tritan Shehu u stigmatizua në kohën tonë e madje edhe u bullizua vetëm se imitonte Berishën kur fliste. Një qe ai Tritani dhe e tallnin të gjithë se imitonte doktorin në të folur, shprehje, lëvizjen e duarve, etj. Sot Erion Veliaj, Taulant Balla, Elisa Spiropali, kë të duash ti merri shikoji, flasin të gjithë si Rama. Lëvizjen e duarve, fjalorin, gjithçka, nuk ka njeri personalitet. Si të ikin si të vijnë, këta nuk ndryshojnë gjë në Partinë Socialiste, prandaj e vë të dhjetin, e vë të tetin. Po e vure re tek lista vetëm një njeri vuri lart, Erion Braçen, sepse është i vetmi socialist që ka marrëdhënie me organizatën e rilindjes, nuk e ka akuzuar njeri për korrupsion. Këta të tjerët i fshehu, sepse si t’i ketë si të mos i ketë nuk ndryshojnë gjë”, tha Shkullaku.

Marrë nga Opinion.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike armand shkullaku armand shkullaku

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 21:48

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pyetur se pse në vendin tonë nuk u pezullua vaksinimi i AstraZeneca, ka thënë se kishin besim te eks...