Aktualitet

Sherri në Labinot, publikohen fragmente nga përplasja, momentet kur ish-deputeti demokrat qëllon me grushta biznesmenin, tele

19 Mars 2021, 06:43 Nga DOSJA
Sherri në Labinot, publikohen fragmente nga përplasja, momentet kur

ELBASAN– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi bashkë me dy persona të tjerë, nipin e tij, Ird Kazazi dhe një person të identifikuar si Kristaq Piu janë përfshirë në një sherr dje me biznesmenin e njohur për afërsinë e tij me Partinë Socialiste, Gjergj Luca. Teksa ende nuk dihet dinamika e plotë e sherrit dhe arsyet, sot në media janë publikuar disa fragmente nga sherri i ndodhur në Labinot, jashtë derës së biznesit të Gjergj Lucës. 

Sipas dëshmisë së dy protagonistëve dje, gjithçka nisi me fjalë dhe përfundoi në grushte e dhunë, ndërsa në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara pjesërisht nga dikush që ka akses në kamerat e Lucës (ky i fundit nuk ka pohuar autorësinë e nxjerrjes së filmimeve), shihet momenti kur është ish-deputeti demokrat që e qëllon me grushta biznesmenin, ndërsa miku i tij, Kristaq Piu mban Lucën bashkë me nipin e Luçiano Boçit, Ird Kazazi. 

Në pamje, shihet edhe një telefon celular që bie përtokë, pa u kuptuar se i kujt është gjatë konfortimit Boçi-Luca.

Pikërisht për këtë telefon, Luca tha një ditë më parë se ishte i tiji dhe se ia ka grabitur Boçi, ndërsa ky i fundit pretendon të kundërtën. Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike në Elbasan, ka deklaruar se telefoni në fakt është i tiji, i ka rënë në tokë kur po e dhunonte biznesmeni dhe ai është ulur ta marrë.

Në fjalën e tij, Luca kërkoi publikimin e pamjeve të sherrit, duke shtuar se ato do të vërtetojnë pafajësinë e tij. Policia e Elbasanit ka shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Të dyja palët kanë depozituar paditë përkatëse në Prokurori.

(f.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca luciano boci sherri luca-boci gjergj luca luciano boci sherri luca-boci

Sondazh

Poll