Aktualitet

Klodiana Lala plas ‘bombën’: Filmova dhe denocova një parcelë kanabisi, policia s’bëri asgjë, trafikantët e korrën

19 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
Klodiana Lala plas ‘bombën’: Filmova dhe denocova një

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se gjatë periudhës së pandemisë, ajo ka filmuar një parcel më kanabis të cilën e ka denoncuar në polici, por nuk është marrë asnjë masë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se nuk i ka transmetuar vetë pamjet e parcelës në media, në mënyrë që të vepronte policia, por që sipas saj, ata nuk kanë bërë asgjë.

Gazetarja shtoi se policia nuk ka vepruardhe grupi kriminal e ka “korrur” kanabisin pa asnjë problem.

“Nisur nga fakte dhe prova konkrete. Kam qenë vetë në parcelën e hashashit, e kam filmuar në mesin e pandemisë. Parcela që e kam filmuar dhe nuk e nxorra se prisja reagimin e policisë. E di çfare ndodhi? U korr për qejfin e trafikantëve, nuk e shkatërroi policia. Përse? Për shkak të lidhjeve, policia është e kapur,”– deklaroi Lala.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala klodiana lala

Sondazh

Poll