Vrasja e Armando Beqirit! Del ekspertiza mjeko ligjore, shqiptari u vra me 9 plumba para shtëpisë së tij, avokati i të dyshu
19 Mars 2021, 07:06Nga DOSJA
ISLANDË– Shqiptari Armando Beqiri, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Rauoageroi të Islandës mbrëmjen e 13 shkurtit, mori nëntë plagë me armë zjarri, duke përfshirë plagë në organe vitale, kokë dhe bust, sipas një raporti paraprak pas ekzaminimit mjeko-ligjor. Në vendin e vrasjes u gjetën nëntë gëzhoja.
Arma nuk është gjetur, por gazetat e gjykatës zbulojnë se policia ka marrë shumë informata dhe informacione për të dhe vendndodhjen e saj të mundshme.
Policia bëri thirrje për anulimin e avokatit të shtetit Steinberg Finnbogason si avokat mbrojtës i njërit prej të dyshuarve. I dyshuari në fjalë është një islandez në të 40-at e tij, thuhet se është i njohur në botën e krimit. Dëshmitë sugjerojnë se ai ka një lidhje me vrasjen, thonë gazetat e gjykatës.
Beqiri u vra pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë me fëmijën 15 muajsh. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Pas vendimit të EMA-së se vaksina AstraZeneca, është e sigurt dhe efektive ka reaguar edhe MjekuTritan Kalo, i cili ditën e djeshme se vendimi i sh...
TIRANË– Urdhri i Psikologut në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komitetit Teknik të Ekspertëve që të nisë sa më parë procesin e vaksinimit k...
TIRANË– Deklarata e presidentit amerikan George W. Bush për pavarësinë e Kosovës është përkujtuar përmes një instalacioni në kryeqytet në 30 vjetorin...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin që të detyrojë qeverinë që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve e pandemisë së koronavirusit brenda një jav...
ITALI- Shqiptari Sokol Sollaku, është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi është kapur teksa udhëtonte me një makinë A4.Mediat italiane, 38-vjeçari,...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtoje një projektligj që parashikon ndryshime në Kodin Rrugor. Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojn...