Aktualitet

Urdhri i Psikologut kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve: Vaksinoni edhe psikologët, përballen me të njëjtat rreziqe s

18 Mars 2021, 20:22 Nga DOSJA
Urdhri i Psikologut kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve:

TIRANË– Urdhri i Psikologut në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komitetit Teknik të Ekspertëve që të nisë sa më parë procesin e vaksinimit kundër pandemisë së koronavirusit edhe për psikologët. 

Në letrën dërguar drejtueses së këtij Komitetit, zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli shkruhet se psikologët po e ushtrojnë profesionin, duke u përballur me rrezikun e infektimit për shkak të kontaktit të drejtëpëdrejtë me pacientët e tyre.

Po ashtu në letër, nënvizohet se psikologët njësoj si bluzat e bardha përballen me rrezikun e infektimit pasi një pjesë e tyre shërben edhe në spitalet e COVID.

“Në kushtet kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, do të kërkonim nga ana juaj që një vëmendje e veçantë të mbahet edhe për punonjësit psikologë të cilët aktualisht po e ushtrojnë profesionin, duke u përballur me rrezikun e infektimit, për shkak të kontaktit të drejtëpëdrejtë me individët, ndaj të cilëve ofrojnë shërbimin e tyre. Siç ju jeni tashmë në dijeni, psikologët kanë dhënë e po vijojnë të japin një ndihmë të çmuar në përballjen me pandeminë. Ne nuk kemi ndaluar asnjë ditë së ofruari shërbimin madje edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë. Psikologët sikundër punonjësit e shëndetësisë dhe mësuesit, përballen me të njëjtat rrezikshmëri, për t’u infektuar dhe kjo jo vetëm për ata psikologë, të cilët kanë qenë pjesë e Qendrave Spitalore COVID, por edhe të gjithë profesionistët e tjerë psikologë,”– thuhet ndër të tjera në kërkesën drejtuar komitetit Teknik të Ekspertëve.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi urdhri i psikologut në shqipëri vaksinimi me covid koronavirusi ne shqiperi urdhri i psikologut në shqipëri vaksinimi me covid

Sondazh

Poll