Aktualitet

Arjan Çani: OFL-ja liroi një trafikant që kishte miliona euro cash, bëri pazar me të…burimin s’e them dot

19 Mars 2021, 07:07 Nga DOSJA
Arjan Çani: OFL-ja liroi një trafikant që kishte miliona euro

TIRANË– Gazetari Arjan Çani ka deklaruar për një rast ku sipas tij efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” kanë bërë pazare me një të inkrimunuar.

I ftuar në emisionin “TPZ”, Çani tha se OFL-ja ka ndaluar një trafikant që kishte miliona euro cash, por që sipas gazetarit, është lënë i lirë pasi ka bërë pazare me OFL-në.

OFL-ja dilte ajo vajza me syze, të gjitha këto. Mbi 70% të atyre që janë kapur nga OFL, janë lënë të lirë në funksion të zgjedhjeve. A është thashethem kjo gjë? Vetëm disave i janë marë paratë.

Nga të dhënat e mija, nuk e them dot burimin. Nuk them emra. E kapën njërin, e kapi OFL, një ditë do dalë, ai kishte shumë miliona cash, dhe e bukura është në një moment të caktuar, pasi u bë pazari, ai tregoi dhe vendet ku kishte fshehur pasuritë e tjera në cash. I kishte futur në tenxhere me presion që mos të kalbeshin. Po të them El Chapo, nuk është asgjë. Ky ishte trafikant,”– tha Çani.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arian cani arian cani

Sondazh

Poll