Aktualitet

Vendimi i EMA-së për AstraZeneca/ Mjeku Kalo për AstraZenecan: Shkenca të mos errësohet nga politika, s’ka kohë për

18 Mars 2021, 21:28 Nga DOSJA
Vendimi i EMA-së për AstraZeneca/ Mjeku Kalo për AstraZenecan:

TIRANË- Pas vendimit të EMA-së se vaksina AstraZeneca, është e sigurt dhe efektive ka reaguar edhe MjekuTritan Kalo, i cili ditën e djeshme se vendimi i shteteve Evropiane për pezulluar vaksinës është politik. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kalo ka thënë se menjëherë duhet të nis vaksinimi, dhe nuk duhet humbur kohë, pasi çdo vdekje është një fatkeqësi për popullin shqiptar. Kalo shkruan se kurrë arsyetimi shkencor nuk duhet të errësohet nga politik.

Kohë kovidiane…18.03.2021…Mantelbardhëve për çdo moment të jetës dhe punës së tyre, DUHET që arsyetimin tua udhërrefejë Betimi i tyre, dija shkencore dhe profesionalizmi….KURRË arsyetimi ynë nuku duhet, që në asnjë rrethanë të errësohet nga pasionet e “Pordhi-tikës”….Prononcimi im i mëposhtëm, i cili i parapriu vendimit të sotëm të EMA (Agjensisë Europiane të Medikamenteve) në lidhje me sigurinë e vaksinës Astra-Zeneca kundër Covid-19 pati jehonë shumë positive, POR ai nxiti edhe jo pak komente të mëndjeçarturve të yshtura nga militantizmi…Jo më kot “il poppolo Albanese” shprehet se: “E drejta vonon por kurrë nuk mungon”….Kthjelloni mëndjet tuaja të errësuara nga pasionet politike…Jemi në një “luftë për jetë a vdekje me armikun e padukshëm Sars-Cov2/Covid-19”….Mbështetja e çdo mase dhe veprimi, që mbështet këtë “luftë” ndaj një virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës është e mirëpritur, e kundërta duhet dënuar si moralisht po ashtu edhe ligjërisht…Nuk jemi të tepërt mbi këtë tokë, ndaj edhe një jetë e humbur është shumë për Kombin Shqiptar….Fatmirësisht masave dobiprurëse në këtë “luftë” MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim) u erdhi më së fundmi në ndihmë edhe një masë e katërt VAKSINIMI…Informohuni paraprikisht për të dhe më pas mos hezitoni për asnjë dekikë në bërjen e saj…Vaksinimin, vaksinim dhe vaksinim sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur…Ju duam dhe për çdo minutë jemi aty në vijën e parë të kësaj lufte, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë tju vimë në ndihmë për të triumfuar mbi Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!

Agjencia Evropiane e Barnave, sot arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca “është e sigurt dhe efektive në parandalimin e Covid-19 dhe përfitimet e saj vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha se rreziqet e saj”. Menjëherë pas kësaj Italia, Franca kanë rinisur sërish vaksinimin, ndërkohë që Kryeministri i Britanisë , Boris Johnson, ka thënë që ditën e nesërme do të marrë vaksinën e AstraZeneca. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll