Aktualitet

“Enough is Enough”/ Deklarata e Bushit për Kosovën, instalacion i veçantë në Tiranë për 30-vjetorin e marrëdhënieve

18 Mars 2021, 20:18 Nga DOSJA
“Enough is Enough”/ Deklarata e Bushit për Kosovën,

TIRANË– Deklarata e presidentit amerikan George W. Bush për pavarësinë e Kosovës është përkujtuar përmes një instalacioni në kryeqytet në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Temat e kujtesës, luftës së Kosovës dhe përfaqësimit material të dhimbjes janë tema të vazhdueshme të hulumtimit artistik të Alban Mujës. “Enough is Enough” është një vazhdimësi e diskursit që ngre Muja në punën e tij, duke e vendosur publikun përballë çështjeve të mëdha të luftës, emigrimit e ndarjes, por edhe rëndësisë së vlerave humaniste, si ndihmesa kolektive, gjendja e njeriut për njeriun.

Më 15 Mars 1991 Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me SHBA. 100 ditë më pas Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker vizitoi Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës me SHBA, të cilën Sekretari Baker e përkufizoi: “Ne jemi me ju, ju jeni me ne”.

Marre nga: Euronews  

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet george w. bush george w. bush

Sondazh

Poll