Aktualitet

Konflikti fizik mes kandidatit për deputet të PD-së dhe biznesmenit Gjergj Luca, Policia e Elbasanit shoqëron tre persona

18 Mars 2021, 18:35 Nga DOSJA
Konflikti fizik mes kandidatit për deputet të PD-së dhe

LABINOT– Policia e Elbasanit ka shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.

Mësohet se të tre kanë qenë gjithashtu në lokal në momentin e sherrit mes tyre, por nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre. Po ashtu bëhet e ditur se policia ka sekuestruar pamjet e kamerat e lokaleve përgjatë rrugës në Labinot.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në fshatin Labinot, ku sipas ish-deputetit, biznesmeni e ka qëlluar teksa ndodhej në një lokal duke takuar banorët e Labinotit, ndërsa Luca pretendon të kundërtën duke kërkuar publikimin e pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

LAJMI KRYESOR/ Plas SHERRI në Labinot! Biznesmeni kërcënon me jetë Luçiano Boçin, konfliktohen fizikisht brenda lokalit, kandidati për deputet: Më kërcënoi me jetë. Gjergj Luca: Politikan rrugaç, më provokoi dhe më vodhi telefonin. Nxirrni PAMJET!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca luciano boci sherri luca-boci gjergj luca luciano boci sherri luca-boci

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 14:52

ELBASAN-  Biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar pas sherrit fizik që ka pasur me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Në dekl...