Aktualitet

Dëshmia e Ernejt Shytit/ Si e siguroi grupi foton e 66-vjeçarit Behar Sofia? Ishte marrë nga një dokument, ‘burimi’ që

18 Mars 2021, 18:45 Nga DOSJA
Dëshmia e Ernejt Shytit/ Si e siguroi grupi foton e 66-vjeçarit

TIRANË– Ernejt Shyti, vetëm 24 vjeç, ka kryer vrasjen e tij të parë me pagesë, por diçka shkoi keq dhe u prangos! Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve, vrasësi i biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia ka treguar se porositësit e vrasjes i kishin dhënë një foto me të cilën duhet që të idetifikonte viktimën.

Fotoja e shkëputur nga një dokument i është dënë Shytit gjatë një takimi që kanë pasur 4 të prangosurit teksa planifikonin vrasjen. Burime për A2CNN, bëjnë me dije se fotoja ishte e përmasave të atyre që përdoren në pasaporta dhe mjete të ngjashme identifikimi, çka lë të kuptohet se është marrë nga një sistem. Por mbetet e paqartë sesi kanë arritur që të sigurojnë foton e një dokumenti të Sofisë.

Dyshohet se fotoja i është dhënë Skënder Vathit nga personat që i kanë kërkuar edhe vrasjen e bisnesmenit, por 54-vjeçari mohon me forcë të ketë lidhje me ngjarjen duke mos pranuar as të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.  Skënder Vathi u zbulua mes mesazheve telefonike të dërguara në numrin e Ernejt Shytit, ku e lajmëroi për daljen nga banesa të 66-vjeçarit, Bashkë me Leonard Xhixhën, kishin rolin e vëzhguesit, ndërsa Xhuljano Visha u siguroi armën e krimit.

Si ndodhi vrasja e Sofias?

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande..

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia ernejt shyti vritet behar sofia behar sofia ernejt shyti vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 14:52

ELBASAN-  Biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar pas sherrit fizik që ka pasur me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Në dekl...