Sport

Southgate përzgjedh kombëtaren e Anglisë për ndeshjen me Shqipërinë

18 Mars 2021, 17:03 Nga DOSJA
Southgate përzgjedh kombëtaren e Anglisë për ndeshjen me

ANGLI – Trajneri Gareth Southgate ka njoftuar se Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Anglisë, për tri ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022” të fund marsit kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.

Kjo për shkak të formës së tij te Liverpool. Ai ka shpjeguar dhe pse në vend të tij ai ka zgjedhur Kieran Trippier, Kyle Walker dhe Reece James, duke u shprehur se forma e 22-vjeçarit nuk kishte arritur majat e sezoneve të fundit.

Pushimi dy javor i Alexander-Arnold pa dyshim e ka kënaqur trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili do ta ketë në dispozicion lojtarin, duke e kursyer nga ngarkesat fizike në radhët e skuadrës së “Tre Luanëve”, ku edhe ndonjë dëmtim nuk përjashtohet.

Të përzgjedhurit e Gareth Southgate për ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022” që do të luhen në fundin e marsit janë:

Portierë: Dean Henderson (Manchester United), Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Nick Pope (Burnley)

Mbrojtës: Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolverhampton Wanderers), Eric Dier (Tottenham Hotspur), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Atletico Madrid), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Phil Foden (Manchester City), Jesse Lingard (West Ham United, huazim nga Manchester United), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham United), James Ward-Prowse (Southampton)

Sulmues: Dominic Calvert-Lewin (Everton), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Manchester City), Ollie Watkins (Aston Villa)

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gareth southgate kombetarja e anglise lista e kombetares se anglise ndeshja kunder shqiperise gareth southgate kombetarja e anglise lista e kombetares se anglise ndeshja kunder shqiperise

Sondazh

Poll