Politike

“Historia e vërtetë e një vajze rebele që lotonte për minatorët”/ Këlliçi i nxjerr VIDEON ministres, Elisa Spiropali

18 Mars 2021, 18:32 Nga DOSJA
“Historia e vërtetë e një vajze rebele që lotonte

TIRANË– Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka denoncuar ditën e sotme Elisa Spiropalin, pasi kjo e fundit nuk respekton masat që janë vendosur në vendin tonë për parandalimin e Covid-19.

Këlliçi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka ndarë një video, ku shihet Spiropali duke kërcyer në një restorant, ndërkohë që distancimi sociale është zero, dhe për Ministren mesa duket Covid-19 nuk ekziston. Siç duket ajo është në një nga restorantet e Kamzës, ku krah saj janë edhe disa persona të tjerë duke kërcyer së bashku me të.

Krahas videos, Këlliçi videon me ironi e ka përshkruar me trailerin e një filmin, teksa thotë se Spiropali e ka pasion vallëzimin.

“Në kinematë e Tiranës shfaqet filmi me titull “S’ka kohë për pushim”. Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një vajze rebele që lotonte për minatorët. Kalvari i saj i vuajtjeve gjatë një greve urie, do të marrë fund kur heroi i saj, me shkopin e tij magjik, e shndërron në drejtoreshë. E gjendur në një realitet krejt të ri, vajza zbulon pasionin e saj të fshehur për bukën dhe vallëzimin. Një metamorfozë e kohëve moderne.”– shkruan ai, krahas videos.

Kjo nuk është hera e parë që, Spiropali shkel me dy këmbë, rregullat e pandemisë, pasi disa javë më parë ajo u shfaq në një ambient të mbyllur së bashku me kandidatin për deputet Halit Valteri, teksa dëgjonin problematikat e qytetarëve. U pa se në takim ata nuk mbanin as maska dhe as distancim social.

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 16:23

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për dep...