Politike

Vendimi i EMA për AstraZeneca/ Rama: Vaksinim, për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve

18 Mars 2021, 17:45 Nga DOSJA
Vendimi i EMA për AstraZeneca/ Rama: Vaksinim, për të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA), pas hetimeve të kryera ka konfirmuar se vaksina e AstraZeneca, është e sigurtë dhe efektive. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se duhet të bëjmë sa më shumë vaksinime për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë. 

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita.”- ka thënë Rama. 

Agjencia Evropiane e Barnave, sot arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca “është e sigurt dhe efektive në parandalimin e Covid-19 dhe përfitimet e saj vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha se rreziqet e saj”. Menjëherë pas kësaj Italia, Franca kanë rinisur sërish vaksinimin, ndërkohë që Kryeministri i Britanisë , Boris Johnson, ka thënë që ditën e nesërme do të marrë vaksinën e AstraZeneca. 

LAJMI KRYESOR/ Agjensia Europiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Franca e Italia rinisin injektimin, Rama: Vazhdojmë injektimet për të këputur hallkat e infektimeve

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vaksina astrazeneca ne shqiperi edi rama vaksina astrazeneca ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 16:23

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për dep...