Politike

Nuk i ndal ‘thumbat’! Rama si ndahet Voltana Ademit: Bënë ‘Urën e Mesit’ në mënyrë klandestine, s’u sulmuam nga

18 Mars 2021, 16:16 Nga DOSJA
Nuk i ndal ‘thumbat’! Rama si ndahet Voltana Ademit: Bënë

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama duket se nuk është ndalur me sulmet ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Në fjalën e tij gjatë një aktiviteti politik, Rama tregoi sesi kishte rikonstruktuar në mënyrë “klandestine” rrugën e mesit. 


“Beneti nuk e thotë por ka qenë urë lidhëse mes meje dhe disa kryetarëve të Bashkive të PD. Ata e shikonin si të PD, unë e shikoja si një njeri bënte punën. I vetmi vend që nuk ka çarë dot është Shkodra, po ky nuk e thotë. Mendja i thotë je mirë majtas, po zemra i thotë je djathtas. Edhe thotë “mos”! Për urën bëmë një ndërhyrje klandestine. Një shoqatë e të rinjve këtu më kontaktoi. Më çojnë klithma gjumi të Voltanës. Beneti bëri projektin, nuk e hapi dot derën e kalasë së Bashkisë. Dhe e bëmë në mënyrë klandesitinë urën e mesit. Të paktën nuk u sulmuam me jeniçerët me molotov dhe mburoja ilire dhe gjëja shkoi aty ku duhet. Po më pëlqen shumë edhe ky dielli që na përkëdhel, shpresoj që kështu të jetë edhe 25 prilli për Shkodrën,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll