Politike

“Nxehen gjakrat” në Elbasan! Ish-deputeti i PD kërcënon Taulant Ballën: Po vazhdove të më ngacmosh, do kem punë VETË

18 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
“Nxehen gjakrat” në Elbasan! Ish-deputeti i PD

ELBASAN– Qarku i Elbasanit duket se do të jetë “zona e nxehtë” e përplasjve për zgjedhjet e 25 prillit. Pak ditë pas sherrit mes simpatizantëve të PS-PD për Ditën e Verës, dhe përplasjes mes ish-deputetit Luçiano Boçi e biznesmenit Gjergj Luca, një tjetër incident ka ndodhur. Një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi pretendon se po kërcënohet nga socialisti Taulant Balla, duke shpjeguar se është “ngacmuar” nga kreu i grupit parlamentar të PS.

“Por po vazhdove te me ngacmosh…, sinqerisht nuk dua te bej protagonistin.., atehere do te zbres ne fushe… Sic di une!! Dhe do te kem pune vetem me ty!! Me askend tjeter!! Mos kujto se i kam harruar ditet e burgut, qe i bera nga ty, dhe vetem nga ty”, shkruan Bylykbashi.

POSTIMI I PLOTË:

Taulant! Prape me mua ti?? Une nuk jam as kandidat per deputet, as kryetar partie… Mua me kane vene koordinator ne lagjen rrotull shtepise sime, qe do ta kryej me korrektesi…Keshtu qe nuk kam pse bej protagonistin, aq me teper kur nuk ta kerkojne… Ate dite kam ardhur me vonese ne shesh…, kamerat aty jane, shikojini… E vetmja gje qe kam bere eshte te pengoja me trup perplasjen…, sepse ju Taulant hyte brenda gardhit tone… Thirrjet, sharjet, nga te dy anet, ju mbeten ju organizatoreve!! Ti kishit kordinuar levizjet qe mos perplaseshim… Ku e ke hallin?? Apo ju mbeti ngjarja ne dere dhe doni alibi jashte jush?! Treguat me ze dhe figure, se si doni ti fitoni zgjedhjet ne Elbasan, me dhune!! Por ti nuk ke as talentin e ish kryebashkiakut Sejdini.., atij nuk i kuptohej levizja e radhes dhe nuk i ballafaqonte njerezit e tij me opinionin publik!! Se keshtu merr dhe njerezit ne qafe!! Apo doni te me frikesoni mua?! Mua mund te me rrahesh, nuk leviz me badigard…, mua edhe mund te me vrasesh, nuk mbaj arme me vete…, por mua nuk me ben dot presion dhe nuk me frikeson dot njeri!! Sepse kam ca parime te karakterit qe me mbajne ne ekuiliber.., nuk i bej keq njeriu dhe nuk i hyj ne hak askujt, gjithe jeten time jam perpjekur te bej mire, nuk jam peng i askujt dhe mbaj fjalen e dhene…, dhe e fundit.., e drejta mua me ben trim Taulant!! Kur kam te drejten me vete, nuk ka gje qe me del perpara!! Por po vazhdove te me ngacmosh…, sinqerisht nuk dua te bej protagonistin.., atehere do te zbres ne fushe… Sic di une!! Dhe do te kem pune vetem me ty!! Me askend tjeter!! Mos kujto se i kam harruar ditet e burgut, qe i bera nga ty, dhe vetem nga ty!! Si demokrat i thjeshte, politikisht po te them… Po inspiron dhune ne qytet. Ti do ikesh, por do lesh mbrapa hasmeri… Dhe mos na kujto kaq budallenj ne elbasanasve!! Qe, per ju te Tiranes, te vritemi me njeri tjetrin… Ky qytet ka disa kode bashkejetese, qe ti po i shkel!! Se qe ta dish, edhe ne ditet e marredhenieve me te keqija me Qazim Sejdinin, kodet e qytetit i ruajtem…, nuk e cuam luften politike tek pragu i shtepise se ndonjerit… Dhe gjithe kete po e ben per mandatin tend, por ju 8 nuk i merrni dot sikur qielli me token te bashkohet!! Edhe 7 shikojeni me dylbi!! Por ti mund te behesh Deputet perseri, por titulli, Deputet i Elbasanit, nuk eshte thjesht nje mandat… Eshte menyre sjelljeje… Perpiqu ta meritosh!! Kaq kisha per sot!! Dhente zoti e takohemi ne Zgjedhjet Lokale qe nuk jane larg…!

Ndërkohë që deri më tani nuk ka një përgjigje nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aurel bylykbashi taulant balla aurel bylykbashi taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 16:23

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për dep...