Politike

Basha publikon videon: Rama premton ujë 24 orë pas 8 vitesh në pushtet

18 Mars 2021, 16:20 Nga DOSJA
Basha publikon videon: Rama premton ujë 24 orë pas 8 vitesh në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se Edi Rama që prej 8 vitesh,në pushtet nuk e ka zgjidhur problematikën me disponimin e ujit 24 orë, e kërkon që ta bëjë në mandatin e tretë.

Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Rama shihet në vitin 2013 duke akuzuar qeverinë e asaj kohe për premtimin e vazhdueshëm në lidhje me disponimin e ujit 24 orë.

“Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!” 2013
24 orë ujë brenda mandatit të tretë… 2021
8 vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ikur, do kisha thënë: “Më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj!” 2013
24 orë ujë brenda mandatit të tretë… 2021
Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!” 2013
24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë!” 2021′- shkruan Basha.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll