Politike

Soreca takohet me Arben Krajën dhe Drejtoreshën e BKHs-së: BE do të ndihmojë SPAK si një element thelbësor në Reformën

18 Mars 2021, 16:41 Nga DOSJA
Soreca takohet me Arben Krajën dhe Drejtoreshën e BKHs-së: BE do

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ditën e sotme është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja si dhe me shefen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Soreca, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar rreth asaj që SPAK ka arritur deri më tani  si dhe rreth procesit të rekrutimit për hetuesit e BKH-së. Më tej ai thotë se është e rëndësishme që të vazhdohet puna e nisur në mënyrë që të shihen rezultate të mëtejshme nga SPAK.

“Unë u takova sot kreun e SPAK, Arben Krajën si dhe drejtoren e BKH Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trainimin e shpejtë dhe emërimin e hetuesve. Unë gjithashtu ritheksoj se BE-ja qëndron e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi.” shkruan Luigi Soreca.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aida hajnaj arben kraja luigi soreca aida hajnaj arben kraja luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 16:23

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për dep...