Politike

18 Mars 2021, 16:23 Nga DOSJA

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për deputetë në qark, Rama u ndal tek kundërshtarët duke kërkuar nga qytetarët që më 25 prill të mos votojnë me “tifozllëk”.

“Se imagjinoj dot që demokratët të jenë të lumtur të kenë në qeveri Monika Kryemadhin, ministre Financash, Agron Dukën ministër Bujqësie, Fatmir Mediun, ministër çfarëdo qoftë se nuk di të bëjë asgjë dhe i bën të gjitha. Shpëtim Idrizin, apo Vangjel Dulen. Nuk mund të ketë tifozllëk partiak që njeriu t’i bjeri vetes. E thashë që në fillim na u rritën kalamajt, ndëkohë që disa vazhdojnë sikur ora ka ndalur. Këtu bëhet fjalë kë do zgjedhësh të të bëjë punën. Unë nuk besoj që këta njerëz kur marrin elektriçistin, apo marangozin i zgjedhin demokratë ose ndryshe nuk i marrin. Pse shkojnë në zgjedhje si tifozë?,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll