Politike

‘Më tha një ministër, kemi 900 mijë euro fond na gjeni kontaktin me Ademin’/ Sterkaj: S’jam shkencëtar, do jem depute

18 Mars 2021, 15:57 Nga DOSJA
‘Më tha një ministër, kemi 900 mijë euro fond na gjeni

SHKODËR– Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Paulin Sterkaj ka treguar historinë sesi një ministër i kabintetit i kishte kërkuar ndihmë që kryebashkiakja Voltana Ademi të pranonte një fond prej 900 mijë eurosh për kanalizimet. Gjatë prezantimit të ekipit socialist, Sterkaj foli dhe për rolin e tij, duke paralajmëruar edhe një largim të mundshëm nga politika. 


S’jam mburr kurrë me investimet, por do ta gjesh kur të vendosësh dhe me humb kohë. Si kam ndarë kurrë komunitetin në të majtë dhe të djathtë. I bëj thirrje ekipit; këtu nuk flas për Ilir Beqjan se Shkodrës i ka ofruar shumë për rregullimin e spitaleve dhe pajisjet. Ka qenë gati gjithmonë kur kemi pasur kërkesa t’i shërbenim njerëzve në nevojë. Mua më thoshin jam i Malësisë së Madhe, tani do jem pjesë e komunitetit të Shkodrës. Kam pas takim me një ministër, spo ia them emrin, më tha gjeni një njeri të flasim me kryetaren e Bashkisë Shkodrës se na ka ardhur një fond prej 900 mijë euro për kanalizimet se nuk po gjejmë gjuhën me të. Ky është fundi, ofrohen fonde dhe nuk i marrin se thonë do kemi qeverinë tonë të na ndihmojë. Kam qenë edhe në PD për një periudhë të shkurtër, s’ka lidhje me kujdesin ndaj qytetarëve por me kujdesin ndaj vetes. Kryeministri është dëshmitarë, asnjëherë nuk kam kërku, po e kam çuar edhe zërin më tepër, sot ndjehem i vlerësuar. Nuk jam shkencëtar por jam njeri që gjëja më e vogël tek më e madhe do e ndjek. Sa të jem deputet se edhe mosha biologjike do të thotë boll. Kryeministri ka vënë të rinj. Tani unë e kam zakon mos me fol shumë kur është kryeministri se flet ai për ne. I falenderoj të gjithë. Në Shkodër s’do e kem ndonjëherë të ndalume me iu shërby qytetarëve. Shpresoj se malësorët do më kuptojnë se do mungoj pak ngaqë do jem kudo në qark. Bile në njëmoment, i thashë kryeministër malësorët nuk kanë qejf shumë në internet, më tha Paolo nuk e kanë qejf po gjithë subvensionet i kishin marrë. Pas këtyre viteve, mendoj që malësorët do të kërkojnë vetë të qeverisë edhe 4 vite të tjera. Se di a do ketë qejf apo jo,”-tha Paulin Sterkaj.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne shkoder paulin sterkaj edi rama ne shkoder paulin sterkaj

Sondazh

Poll