Sport

Nuk ka ndodhur asnjëherë te Chelsea dhe në Premier League, trajneri Thomas Tuchel vendos rekordin historik me blutë

18 Mars 2021, 16:21 Nga DOSJA
Nuk ka ndodhur asnjëherë te Chelsea dhe në Premier League,

ANGLI- Më datë 27 janar Thomas Tuchel do të bëhej trajneri më i ri i Chelsea-t. Që nga kjo kohë skuadra londineze ka ndryshuar, pas inga vendi i nëntë në kampionat, tani është në vendin e katërt.Përveç kësaj, Chelsea arriti edhe çerekfinalet e Champions League. Ardhja e Tuchel ndryshoi gjithçka dhe londinezët triumfuan në të dy përballjet ndaj spanjollëve, madje duke mos pësuar asnjë gol. Pikërisht kjo është edhe arma sekrete e Tuchel.

Trajneri gjerman ka vendosur një rekord historik që ndodh për herë të parë me një ekip të Premier League. Chelsea, nën drejtimin e Tuchel është ndëshkuar nga vetëm 1 lojtar dhe ai është Minamino, i cili mposhti Mendy në përballjen ndaj Southampton.Në 13 ndeshjet e para të trajnerit të ri, vetëm 1 lojtar ka arritur t’i shënojë Chelseat dhe ky është një rekord historik. Në fakt, blutë kanë pësuar 2 gola në këto 13 ndeshje, por goli tjetër ka si autor Rudiger, që për fat të keq shënoi në portën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chelsea premier league thomas tuchel chelsea premier league thomas tuchel

Sondazh

Poll