Sport

Koronavirusi bën lëmsh skuadrën e Interit, dy lojtarë me Covid-19! Shtyhet ndeshja me Sassuolon

18 Mars 2021, 13:29 Nga DOSJA
Koronavirusi bën lëmsh skuadrën e Interit, dy lojtarë me

ITALI– Pas D’Ambrosios dhe Handanovic, klubi i Inter ka konfirmuar edhe pozitivitetin me Covid-19 të De Vrij dhe Matias Vecinos pas tamponëve të kryer ditën e sotme.Të dy lojtarët zikaltër janë tashmë në karantinë në banesat e tyre. Autoritetet Shëndetësore të Milanos, pasi morën njoftimin shtimin e rasteve me Koronavirus tek Interi, kanë vendosur pezullimin e menjëhershëm të çdo lloj aktiviteti për ekipit për katër ditë. Për rrjedhojë nuk do të zhvillohet Inter-Sassuolo, në program ditën e shtunë.

Të hënën, më 22 mars, pjesëtarët e klubit zikaltër do t’u nënshtrohen tamponëve të radhës me shpresën se nuk do të ketë të infektuar të tjerë.  Ndërkohë, sa u përket drejtuesve, drejtori sportive Ausilio është negativizuar. Vetëm CEO-ja, Marotta, mbetet pozitiv, por lajmi i mirë është përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de vrij inter de vrij inter

Sondazh

Poll