Politike

‘Nuk jam i përsosur, të metat mi njihni’/ Rama: Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël!

18 Mars 2021, 09:29 Nga DOSJA
‘Nuk jam i përsosur, të metat mi njihni’/ Rama: Dua

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit politik ‘Rruga drejt 25 prillit’, ku në fokus ditën e sotme ishin uji dhe energjia elektrike deklaroi se dëshiron që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit të tij të vogël. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk është i përsosur, pa të meta mirëpo beson se nëse do të marrë mandatin e tretë Shqipëria do të ecë papushim përpara.


DEKLARATA:

Numri i ankesave ishte një llahtar se askush nuk hapte telefonin të dëgjonte. Sot numri ka rënë, e pra kjo është një arsye më shumë që gjithsekush kur mendon se cfarë do bëjë me 25 prill, pa iu hequr asnjë presje, të ndajë mendjen shumë qartë. Ka kohë të kthehemi mbrapa? Ka hesap Shqipëria të kthehet mbrapa, apo është koha të ecim papushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat mi njihni, disa nuk mi njihni. Ama unë jam këtu për të luftuar për të gjithë bashkë, dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e kujdo fëmije, që të mos dojë të largohet. E nëse largohet të dojë të kthehet pas.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll