Politike

Premtimi për 24 orë ujë! Rama: 61 bashki të Shqipërisë do furnizohen pa ndërprerje, zhdukëm afrofenë. Dua që Shqipëri

18 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA
Premtimi për 24 orë ujë! Rama: 61 bashki të

TIRANË– Ujë pa ndërprerje në të gjithë territorin e Shqipërisë, ishte premtimi që kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme nga aktiviteti politik ‘Rruga drejt 25 prillit’.

Uji dhe energjia elektrike ishin fokusi i ditës së sotme për të cilën diskutoi kryeministri Edi Rama. Në nisje të fjalës së tij, kryesocialisti tha se uji dhe energjia kanë qënë në sistem kolaps para 7 vitesh. Ai tha se uji 24 orë ka qënë premtimi më i përsëritur në çdo qeveri të vendit, mirëpo sipas Ramës ka një ndryshim të madh midis partive të tjera dhe asaj socialiste. Rama tha se ata e kanë bërë shumë dhe do punojnë që ta përmirësojnë sistemin e ujit të pijshëm.

Në vijim, kryeministri shtoi se brenda vitit do të ketë 24 orë ujë në territore që e kanë pasur lëngatë për disa vite. Theksin, Rama e vuri te Tirana, për të cilën tha se është problemi më i madh, shkak është bërë dyndja e madhe e qytetarëve. Ujë po ashtu do të ketë në Kamëz, Vorë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, shtoi ai.

Për energjinë elektrike, Rama tha se vendi rrezikonte që të zhytej më thellë në kolaps nga vjedhjet dhe mospagesat e energjisë nga ana e qytetarëve. Ai shtoi se janë bërë investime që nuk janë parë më parë në rrjetin e energjisë. Kryeministri deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre kanë zhdukur afrofenë, si dhe shumë gjëra të këqija që sistemi i energjisë kishte e që pretendohen të rikthehen, tha ai.

Rama deklaroi se nuk është i përsosur, pa të meta mirëpo beson se nëse do të marrë mandatin e tretë Shqipëria do të ecë papushim përpara. Në fund, ai shtoi se dëshiron që Shqipëria të jetë vend i duhur ku të rritet djali i tij i vogël, Zaho.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama uje 24 ore ne shqiperi edi rama uje 24 ore ne shqiperi

Sondazh

Poll