Politike

‘Martaneshi prej 17 vitesh ishte pa drita, tani ka!’/ Rama: Rrezikonim kolaps të madh energjitik, nga vjedhjet dhe mospages

18 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
‘Martaneshi prej 17 vitesh ishte pa drita, tani ka!’/ Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga aktiviteti politik ‘Rruga drejt 25 prillit’ se vendi ka qënë në një kolaps të madh energjitik 7 vite më parë. Kreu i qeverisë tha se vendi rrezikonte që të zhytej më thellë në kolaps nga vjedhjet dhe mospagesat e energjisë nga ana e qytetarëve. Mirëpo, Rama shtoi se janë bërë investime që nuk janë parë më parë në rrjetin e energjisë.


DEKLARATA:

Sfida e ujit është një sfidë që po fitohet. Duke u kthyer te uji dhe energjia, sektori i humbjeve ishte katastrofik. Rolin kryesore e luajnë vjedhjet dhe mospagesat, sot kemi arritur në një nivel që ka të bëjë me humbjet teknike që po rikuperohen, që i keni parë. Ne do ta cojmë nivelin e humbjeve teknike si një normalitet në sistemin e shpërndares së energjisë elektike, Vetëm 7 vite më parë nisi një nga reformat shtetbërëse në vendin tonë. Arketimet ishin një gropë e madhe, sot kemi dyfishin. Pa qytetarët nuk do ndodhnin, që u bënë bashkë me ne, pasi u bënë me ne se nuk vazhdonin dot, pasi rrezikonim të shkonim në një kolaps të madh energjitik nga vjedhjet dhe mospagesat. Kemi bërë investime që nuk janë bërë kurrë ndonjëherë, ku 80% të rrejtit të shpërndarjes, ku kemi gjetur dhe rrelike që ishin akoma në punë, të vitit 1952, 1956, një tmerr. Sot kur fryn një erë e fortë, ikën energjia, era e fortë dhe bora mund të bëjë ndërprerje të enerfjisë, sic ndodh dhe në amerikë. Kemi investuar rreth gjysëm miliardi dollarë, të cilat me detaje do ti paraqesë menaxheri i kompanisë. Une vizitova Martaneshin, ku nuk kishte drita prej 17 vitesh, tani ka drita. Prioritete kryesore të mandatit të tretë janë të rrisim furnizimin dhe të ndërtojmë dhe transformojnë nga Shkodra në zonën e bregdetit Jon, e kudo të vijojnë dhe ndërtojnë një rrjet të ri 20 kv, të cilat do të ndërtojnë një siguri të re energjitike dhe një energji të re të shërbimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll