Politike

Shitja e oksigjenit, Meta: E rrezikshme dhe kriminale, u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e

18 Mars 2021, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë artikullin e ‘BIRN‘ në lidhje me shitjen e oksigjenit në tregun e zi. Meta shkruanse trajtimi me oksigjen duhet kryer nga mjeku i familjes dhe të mos pritet që të ketë shtrime në spitale. Presidenti shton se është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, e se iu shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.

Ndër të tjera, ai shkruan se kjo kontrabandë duhet të ndalohet pasi është e rrezikshme për shëndetin publik, e se duhet mbajtur përgjegjësi para ligjit.

POSTIMI:

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.Përgjegjësit para ligjit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shitja e oksigjenit ilir meta shitja e oksigjenit

Sondazh

Poll