Politike

Xhaçka firmos marrëveshjen e njohjes së patentave me Italinë, Rama: Mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që

18 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Xhaçka firmos marrëveshjen e njohjes së patentave me

TIRANË– Sot u nënshkrua në Tiranë marrëveshja me Italinë për “Njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes. Rama shkruan se atë që e thotë e bën dhe të kundërtën. Ndër të tjera, thotë se tashmë ata që qarkullojnë me makinë matanë detit mos kenë më merak.

POSTIMI:

Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them

Kur kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë disa ditore në Itali, i kërkoi publikisht ministrit të jashtëm Di Maios që të njihej patena e shqiptarëve në Itali. Madje me humor tha se shqiptarët dinë si ti japin makinës dhe pa patentë, njësoj si napoletanët.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olta xhacka edi rama olta xhacka

Sondazh

Poll