Politike

Ngrejnë tre gishta për mandatin e tretë, rrjeti tërbohet pas përshëndetjes së të rinjve socialistë: Është simboli i s

18 Mars 2021, 07:04 Nga DOSJA
Ngrejnë tre gishta për mandatin e tretë, rrjeti tërbohet pas

TIRANË– Të rinjtë e njësisë FRESSH të Partisë Socialiste kanë vendosur që të përshëndesin ndjekësit e tyre, duke ngritur tre gishta, gjë që është një simbol serb. Të rreshtuar njëri pas tjetrit, të rinjtë e Partisë Socialiste, kanë bërë këtë përshëndetje, pa menduar se rrjeti do të shpërthente në komente kundër tyre.

Siç shihet, poshtë postimit të “Brryli Broadway”, ndjekësit kanë shpërthyer në ofendime ndaj të rinjve të Partisë Socialiste, duke u treguar atyre se çfarë do të thonë vërtetë këto tre gishta dhe që nuk mund ta ulin veten në këtë mënyrë, për një sufllaqe.

Për sufllaqe nxjerrin dhe b*** jo gishtat,”- shkruhet në një koment.

“Të gjithë këta këtu, dotë jenë çuna ku***,”- shkruan një tjetër.

“Brez patatinash janë, këta s’kuptojnë, s’kanë lexuar, ose janë rk,”- vijon dikush më tej.

Shikoni çfarë rinie, rrezik s’kanë mbushur as moshën për të votur por që e dinë që ia vlen të shkojnë tek partia që t’i regjistrojë në ndonjë bordero fiktive dhe vetë të rrinë në kafe,”- vijon dhe një tjetër.

Do jetë filmuar në Serbi, ose këta janë disa rr*** k***që nuk dinë se çfarë kuptimi ka,”- shkruan dhe dikush tjetër.

Por çfarë tregojnë tre gishtat?

Ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Në mjaft foto të shovinistëve serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci janë fiksuar momente kur ata ngrenë lartë tre gishtat teksa vrasin dhe dëbojnë banorët lokalë. Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët.

Tre gishtat tregojnë etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre. Por sipas serbëve, ky simbol është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike te rinjte e ps pozojne me tre gishta tre gishtat e serbeve te rinjte e ps pozojne me tre gishta tre gishtat e serbeve

Sondazh

Poll