Politike

Ish-deputeti i PD-së publikon fotot: Rrënim i shëndetësisë! Qytetarët të braktisur në Spitalin Rajonal të Shkodrës

18 Mars 2021, 08:39 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD-së publikon fotot: Rrënim i

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar radhët e gjata të krijuara në spitalin e Shkodrës. Teksa ka publikuar fotot në “Facebook”, Spahia shkruan se kjo është shëndetësia e rilindur e Edi Ramës. Ndër të tjera ai shkruan se kjo nuk është një situatë e re pasi radhë të tilla konstatohen çdo ditë.

Braktisja e qytetarëve sipas Spahisë është flagrante, ndërkohë që Rama po rrit prodhimin e videove të propagandës për sukseset virtuale.

POSTIMI:

KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.#25Prill#ShqipëriaFITON

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia spitali i shkodres bardh spahia spitali i shkodres

Sondazh

Poll