Bota

U arrestua ditën e djeshme, ish-komandanti i UÇK-së, po mbahet në burgun e Belgjikës

17 Mars 2021, 14:51 Nga DOSJA
U arrestua ditën e djeshme, ish-komandanti i UÇK-së, po mbahet

BELGJIKË-Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i cili gjatë luftës ishte i njohur me njofkën “Komandant Ujku” është duke qëndruar në burg në Belgjikë, pas arrestimit të ditën së djeshme.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënëse e Gjykatës Speciale, Angela Griep, e cila ka thënë se ai nuk kanë mundur të sigurojnë ndonjë informacion shtesë, përveç atij që është publikuar nga Gjykata speciale ditën e djeshme.

“Aktualisht nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion shtesë nga njoftimi i publikuar dje për shtyp. Informacione të mëtejshme do të sigurohen kur të jenë në dispozicion,”-kla thënë ajo, 

Shala gjatë viteve 1998-1999 ka shërbyer në zonën e Dukagjinit si komandat në fshatin Dujajkë, ai akuzohet për krime lufte. Aktakuza e tij është konfirmuar ditën e djeshme nga Gjykata Speciale, ku është thënë se informacione të tjera do të jepen gjatë ditëve në vazhdim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arrestimi i pjeter shales belgjike pjeter shala arrestimi i pjeter shales belgjike pjeter shala

Sondazh

Poll