‘Vaksinimi me AstraZeneca duhet të vazhdojë’/ Komiteti i Imunizimit tha “ok”, mjeku Sulçebe: EMA dhe
Vaksinimi me AstraZenca në Shqipëri duhet të vazhdojë. Është ky vendimi i Komitetit të Imunizimit, pas debateve në Europë për efektet anësorë të vaksinës.
Në një intervistë për Televizionin Klan, anëtari i Komitetit të Imunizimit, Genc Sulçebe thotë se rastet e mpikjes së gjakut nga vaksina janë më të pakta se ato që ndodhin në një situatë normale.
“Të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca pas asnjë problem. Efektet anësore janë shumë më të pakta se ato që kemi nga medikamentet që përdorim në jetën e përditshme. Bëhet fjalë për 37 raste të mpikjes së gjakut që ka ndodhur në 17 milionë banorë të Europës. 2 raste në 1 milionë. Është një numër rastesh më i ulët se sa numri i rasteve normale”.
Vendimin e disa vendeve për pezullim të vaksinimit me AstraZenca, mjeku imunolog Genc Sulçebe e quan politike.
“Këto janë vendime më tepër politike. Nuk janë marrë nga këshillat e mjekëve apo specialistëve, por ndërkohë EMA dhe OSBSH kanë dhënë shenja të qarta që nuk bëhet fjalë për efekte anësore shqetësuese të cilat justifikojnë ndërprerjen e vaksinimit. Në rastin tonë, AstraZeneca është vaksina kryesore”.
Në vend deri tani janë kryer mbi 30 mijë vaksinime, ku bëjnë pjesë bluzat e bardha, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe mësuesit.
Marrë nga Tv Klan
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Apeli i Shkodrës rikthen për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Arsyet se përse dosja është...
Zjarr te ‘Myslym Shyri’! Përfshihet nga flakët banesa në kryeqytet, zjarrëfikësja niset drejt vendngjarjes
TIRANË– Një banesë është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Myslym Shyri në Tiranë. Mësohet se zjarri ka nisur në orën 13:45 mirëpo fatmirësisht n...
Emërimet në Gjykatën e Lartë/ KLGJ i propozon presidentit emërimin e 4 kandidatëve (EMRAT)
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë të ditur se i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrat e kandidatëve për të plotësuar vendet vakante që kan...
‘Të paskrupuj’/ Grupi mafioz ‘Camorra’ punëson vrasës shqiptarë për të mbrojtur kapon e klanit ‘Mazzarella’
ITALI– ‘Banda e Ponte Milvios’ kishte pjesë të saj vrasës të cilët janë rekrutuar jashtë Italisë, pra në Shqipëri.Kapoja e klanit Mazzarella, Francesko Piscitel...
U shpall si prioriteti më i madh i qeverisë/ Shkelet afati i shpalljes së fituesit për tunelin e Llogarasë
Tenderi për tunelin e Llogarasë vishet me dyshime. Ndonëse e marta ishte afati i fundit ligjor për shpalljen e fituesit, që do të ndërtojë një nga veprat më të ...
Sindikata e Pavarur e Arsimit: Mësuesve po u bëhet presion për t’u vaksinuar me AstraZeneca
Katër ditë më parë ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve për tu mbrojtur ndaj koronavurusit.Mësuesit kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, por pa...
“Më vjen turp që jam këtu”/ Ndodh si kurrë më parë, avokati Vishaj braktis sallën e KPK-së, debat me anëtaren: Pala
TIRANË– Si asnjëherë më parë, avokati Saimir Vishaj është larguar nga salla e organit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sapo ka nisur se...
FOTO-GALERI/ Çarçafi me mbishkrimin “Vjosa, Park Kombëtar” hapet tek sheshi ‘Nënë Tereza’
TIRANE- “Vjosa, Park Kombëtar” e krijuar në një çarçaf është shtruar tek sheshi ‘Nënë Tereza’. Presidenti Ilir Meta doli në mbrojtje të kësaj kauz...