I lidhën duart dhe gojën! Grabitet e moshuara në Nartë, dy persona i hynë në mes të ditës në banesë, 85-vjeçarja treg
17 Mars 2021, 15:12Nga DOSJA
VLORË–Një e moshuar nga Narta e Vlorës ka rënë pre e grabitësve mesditën e sotme. Rreth orës 12:30, dy persona janë futur në banesën e saj dhe pasi i kanë lidhur duart e këmbët, kanë nisur kërkimet në banesë për para dhe sende me vlerë.
85-vjeçarja Varvara Papa tregoi se pasi e kishin lidhur dhe mbuluar me jorgan, autorët kishin marrë vetëm 200 lekë të reja, aq sa kishtë në banesë dhe ishin larguar. Megjithatë mësohet se e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në banesën e të moshuarës, e cila jetonte e vetme, ka zbarkuar Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Deri më tani në Komisariatin e Vlorës janë shoqëruar disa persona, megjithatë ende nuk dihet se kush janë dy grabitësit që terrorizuan në mes të ditës të moshuarën.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vaksinimi me AstraZenca në Shqipëri duhet të vazhdojë. Është ky vendimi i Komitetit të Imunizimit, pas debateve në Europë për efektet anësorë të vaksinës.N...
Aktualitet17 Mars 2021, 14:48
TIRANË- 809 qytetarë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja për shkak se nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, e cila është bërë e detyrueshme në vendin tonë...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Arsyet se përse dosja është...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë të ditur se i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrat e kandidatëve për të plotësuar vendet vakante që kan...
ITALI– ‘Banda e Ponte Milvios’ kishte pjesë të saj vrasës të cilët janë rekrutuar jashtë Italisë, pra në Shqipëri.Kapoja e klanit Mazzarella, Francesko Piscitel...
Tenderi për tunelin e Llogarasë vishet me dyshime. Ndonëse e marta ishte afati i fundit ligjor për shpalljen e fituesit, që do të ndërtojë një nga veprat më të ...
Katër ditë më parë ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve për tu mbrojtur ndaj koronavurusit.Mësuesit kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, por pa...
TIRANË– Si asnjëherë më parë, avokati Saimir Vishaj është larguar nga salla e organit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sapo ka nisur se...