Politike

SHQETËSIMET E FUSHATËS! Meta letër KQZ dhe institucioneve: Situata parazgjedhore është cenuar rëndë, sulmi në FRD dhe ng

17 Mars 2021, 16:01 Nga DOSJA
SHQETËSIMET E FUSHATËS! Meta letër KQZ dhe institucioneve:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta duket se po mban “premtimet” për të monitoruar në çdo moment fushatën zgjedhore në vend para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë me dije “Balkanweb” se Meta kishte depozituar një letër ku kërkonte nga institucioni dhe Kuvendi i Shqipërisë që të denonconin tentativat e maxhorancës për të cënuar veprimtarinë zgjedhore të opozitës. Kreu i shtetit, lidhur me shqetësimin e tij, u është referuar dy rasteve; bastisjes së zyrave të Frymës së Re Demokratike nga Bashkia e Tiranës dhe përplasjeve të ndodhura mes simpatizantëve në Elbasan.

Për kreun e shtetit situata parazgjedhore është cënuar rëndë, dhe të gjitha incidentet e fundit janë tregues për sjelljen e mazhorancës, e cila sipas Metës ka qëllim dëmtimin pluralizimin politik në vend.

PJESË NGA LETRA E METËS:

“Siç dhe jeni njohur me zhvillimet e fundit, përmes medias së shkruar, elektronike dhe vizive, situata politike parazgjedhore dhe klima e besimit ndërmjet forcave politike garuese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, është cenuar rëndë. Përpos faktit të pasqyrimit në media të zhvillimeve të fundit në Tiranë dhe Elbasan, si President i Republikës, më duhet t`ju bëj dije mbi një situatë tërësisht të paligjshme, që ndodhi në selinë e Frymës së Re Demokratike, forcë politike kjo e cila u sulmua dhunshëm nga strukturat dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë. Ky sulm, që u organizua dhe ekzekutua vetëm pak ditë më parë, në datën 12 mars 2021, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të FRD-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit 2021, bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës, bashkëjetesës që do të duhet të shoqërojë situatën, para, gjatë, dhe pas zgjedhore. Ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend. Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet, Presidenti i Republikës përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore, e në vijim, do të ketë vëmendjen maksimale, për të monitoruar të gjithë veprimtarinë shtetërore, dhe situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm që reflekton apo është shprehje e hapur e përpjekjeve për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, sepse vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do t’i japin fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, si dhe do të zhbllokonin çeljen e negociatave me Bashkimin Europian”, – mësohet të jetë shprehur Presidenti Meta në këtë letër, sipas të njëjtave burime.

Cilat incidenteve u referohet Meta?

1. Më 12 mars ndodhi një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike, e cila degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë, e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

2. Më 14 mars, festën e Ditës së Verës pati përplasje mes simpatizantëve të PS dhe PD në Elbasan. Gjithçka nisi me thirrjet “Rama ik”, për të pasuar me kundërpërgjigjen e simpatizantëve socialistë. Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi nxorri me emra dhe foto personat që u përplasën me demokratët, duke pretenduar se kishin të shkuar kriminale.

(k.m.A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta meta leter kqz perplasje ne elbasan bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta meta leter kqz perplasje ne elbasan

Sondazh

Poll