Politike

Rama prezanton kandidatët e PS në Fier: Basha po bën shfaqje ç’edukuese, të diskutojmë për mitingjet. Braçe: Do të ma

17 Mars 2021, 12:30 Nga DOSJA
Rama prezanton kandidatët e PS në Fier: Basha po bën shfaqje

FIER- Nga Parku Kombëtar i Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për këtë qark. Kryeministri e nisi fjalën e tij duke diskutuar për shkeljen e masave anti-Covid nga ana e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Kryeministri i shtriu dorën e bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje në konsultim me autoritetet.  Kreu i qeverisë komentoi edhe ngjarjet e Elbasanit të ditës së diel, ku tha se “PD u soll si viktimë kur në fakt ishte provokatore”. Kryeministri mohoi përfshirjen e personave me rekorde kriminale në përplasje me mbështetësit e PD dhe e quajti videon e Gazment Bardhit, “montazh skuthash”.


Më pas, fjalën ia kaloi Gramoz Ruçit, figura historike e PS që vendoset i 10-i në listë në këto zgjedhje. Ruçi tha se 18 kandidatët e PS në këtë qark janë 18 emra të zgjedhur me kujdes, 9 prej tyre deputetë, ku foli edhe për infektimin e Nimet Musait dhe Bashkim Finos, të cilëve iu uroi shërim të shpejtë nga COVID19.

Optimist për rezultatin e 25 prillit ishte edhe zv/kryeministrit Erion Braçe i cili tha se opozita “premton, harron dhe zhduket”, ndërsa PS ka mbajtur premtimet për Fierin, ku përmendi heqjen e taksës për inputet bujqësore dhe të ardhurat e fermerit.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion brace gramoz ruci edi rama erion brace gramoz ruci

Sondazh

Poll