Politike

Takimi me banorët e Shkallnurit, Paloka: Do t’i kthejmë Partisë Demokratike rezultatet historike

17 Mars 2021, 14:29 Nga DOSJA
Takimi me banorët e Shkallnurit, Paloka: Do t’i kthejmë

TIRANË– Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës i Partisw Demokratike, Edi Paloka, në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten.


“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike.”

Paloka tregoi dhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll