Politike

Rama: I bëj thirrje Bashës të frenohet! Nëse duan grumbullime, t’i drejtohemi autoriteteve!

17 Mars 2021, 12:41 Nga DOSJA
Rama: I bëj thirrje Bashës të frenohet! Nëse duan

FIER- Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me organizimin e fushatës elektorale. Rama tha se nëse opozita do grumbullime më masive, duhet që bashkarisht, kërkesa t’ju drejtohet autoriteteve, por jo të realizojë grumbullime të rrezikshme ku masat anti-covid as nuk respektohen.


“Dua ti bëj thirrje Lulzim Bashës që të frenohet. Janë shfaqje të pamendueshme, të dëmshme dhe ç’edukuese. Jemi një në këtë luftë. Virusi nuk njeh parti. Duhet të marrim një vendim të vështirë. Ne si parti Socialiste e kemi marrë këtë vendim, por shqetësimi i duhet adresuar autoriteteve. Ne nuk e kemi problem që deri në fund të bëjmë fushatë me 10 vetë. Por nëse është e nevojshme le ti drejtohemi autoriteteve, por kështu nuk mund të vazhdohet.”-tha Rama në Fier ku prezantoi kandidatët tek Parku historik i Apolonisë.

Lajmi kryesor: Rama prezanton kandidatët e PS në Fier: Basha po bën shfaqje ç’edukuese, të diskutojmë për mitingjet. Braçe: Do të marrim 11 mandate, kemi realizuar premtimet

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha mitingjet e opozites edi rama lulzim basha mitingjet e opozites

Sondazh

Poll