Politike

Braçe: Opozita premton, harron dhe zhduket, ne do të marrim 11 mandate në Fier!

17 Mars 2021, 12:56 Nga DOSJA
Braçe: Opozita premton, harron dhe zhduket, ne do të marrim 11

FIER– Numri 1 i listës së Fierit, Erion Braçe tha se bindja e socialistëve për të marrë 11 mandate në këtë qark bazohet në të dhëna reale që vijnë nga puna e tyre në komunitet. Braçe tha se PS ka ndryshuar jetën e banorëve në këtë qark që është më i madhi për bujqësinë në të gjithë Shqipërinë. Zv/kryeministri i krahasoi kandidatët e opozitës me atë të PS, duke thënë se ata të opozitës “premtojnë, harrojnë dhe zhduken”.


“Pa më të voglin diskutim që bindja jonë e ka një bazë (për 11 mandate). Baza është puna jonë në 8 vite dhe difierenca mes nesh dhe kujtdo që ka zbritur në territor për tu përballur me njerëzit. Diferenca mes atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë, harrojnë dhe zhduken. Duam të na vlerësojnë vetëm për atë që kemi bërë. Ne jemi këtu, nuk lëvizim nuk ndërrojmë zona. Jemi këtu, në këtë periudhë të vështirë për ta, të vështirë për buxhetin, për vështirë për të gjithë. Këtu është ekonomia më e madhe bujqësore e vendit, këtu diferenca është edhe më e madhe. Zero taksa për bujqësinë, zero taksa për inputet, dhe zero taksat për të ardhurat e çdo bujku nga puna me tokën ose blegtorinë. Nëse të tjerët flasin për 9% ne flasim për zero % taksa.”-tha Braçe. 

Lajmi kryesor: Rama prezanton kandidatët e PS në Fier: Basha po bën shfaqje ç’edukuese, të diskutojmë për mitingjet. Braçe: Do të marrim 11 mandate, kemi realizuar premtimet

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll